Për shkak të rritjes së rre*zikut të zj*arreve lokale nga temperaturat e larta dhe fazës portokalli që preku rajonin, Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë qytetarëve gjatë vizitës së malit Vodno, vendeve të tjera për piknik dhe pyjet të bëjnë kujdes me cigaret, të shmangin ndezjen e zj*arreve në ambient të hapur, si dhe aktivitetet të tjera të cilat mund të shkaktojnë zj*arre të padëshiruara.
“Sot u evidentua një zj*arr i tillë në malin Vodno, nën vendbanimin Markovo kruvçe. Për momentin në terren po ndërhyn Brigada Zj*arrfikëse e Shkupit me 9 automjete dhe ekipe nga NP “Parqe dhe gjelbërime”, ndërsa shkaku i zj*arrit është faktori njeri”, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.
Njëkohësisht, nga atje thonë se nëse qytetarët vërejnë ndonjë zj*arr të raportojnë menjëherë në Brigadën e Zj*arrfikësve në numrin e telefonit 193 ose në Qendrën e Menaxhimit të Krizave në numrin e telefonit 195.