Ka shumë mundësi para nesh dhe asnjëra prej tyre nuk është e dëmshme për askënd, tha në fjalimin e tij hyrës në Forumin Ekonomik në Shkup, kryeministri serb Aleksandër Vuçiq, transmeton Alsat. Vuçiq tha se me këtë iniciativë vendet e Ballkanit po lënë të kaluarën prapa, dhe po punojnë për përmirësimin e standardit të jetesës.
“Ajo që ne po bëjmë është që të tregojmë se po lëmë të kaluarën pas, se po shohim përpara, drejt përmirësimit të standardit të jetesës. Kjo nuk është kundër askujt, por ka për qëllim që qytetarët tanë të jetojnë më mirë. Pse të presim lëmoshë kur ne vetë jemi në gjendje të krijojmë shkallën më të lartë të rritjes ekonomike. Nëse do të jemi në gjendje të kapërcejmë pengesat administrative, më 1 janar 2023 nuk do të ketë kufij midis vendeve tona” tha Vuçiq, duke njoftuar se samiti i ardhshëm do të mbahet në nëntor në Beograd.