SEANCA U SHTY PËR HERË TË TRETË, “LLUPA E GJELBËR”: PËRGJEGJËSI PËR ATA QË SOLLËN VENDIM PËR KOÇANIN


Këshilli gjyqësor sot për herë të tretë e shtyu  seancën në të cilën gjykatësit nga Gjykata Supreme duhej të prononcoheshin pas kërkesës për shkarkimin e tyre. Nga pesë gjykatësit te të cilët, tashmë i shfuqizuari Këshilli gjyqësor për vërtetimin e përgjegjësisë, konstatoi veprim të papërgjegjshëm në procesin e sjelljes së vendimit për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan, i akuzuar në rastin Trust, nuk ka ardhur vetëm gjykatësi Risto Katavenovski. Kryetari i gjykatës Jovo Vangellovski dhe gjykatësit Rahillka Stojkovska, Xhemaili Saiti dhe Faik Arsllani, kanë ardhur në këshillin gjyqësor ku seanca duhej të mbahej pas dyerve të mbyllura. Paraprakisht, seanca u shty për shkak të mungesës së Vangellovskit. Iniciativa për shkarkimin e këtyre gjykatësve erdhën nga “Llupa e gjelbër” prej ku thanë se nevojiten ndryshime ligjore për zgjatjen e procedurave për përgjegjësinë e gjykatësve.

“Këshilli gjyqësor dy herë e ka shtyrë seancën për vërtetimin e përgjegjësisë për kryetarin e Gjykatës Supreme sepse ka qenë në dasmë ose diku tjetër. Ai ndoshta planifikon të mos paraqitet në këshillin gjyqësor një kohë të gjatë kështu që nuk do të mund të vërtetohet përgjegjësia. Lëshimet e këtilla ligjore në të ardhmen duhet të precizohen me qëllim që të funksionojë sistemi juridik në RM”, u shprhe Vane Cvetanov – Llupë e Gjelbër.

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski, pas seancës së fundit konfirmoi se në kuadër të këshillit edhe pse është formuar në dhjetor, ende nuk ka vendim konkret rreth kërkesës për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësve.

“Komisionet e punojnë punën e tyre. Duhet të mbajnë debat, ti thirrin gjykatësit ndaj të cilëve udhëhiqet procedura. Kur të mbarojnë, do të duhet ta dorëzojnë raportin përfundimtar me propozim konkret nëse  do të ndalet ose do të vërtetohet  përgjegjësia e gjykatësit. Deri më tani, asnjë komision nuk e ka kryer punën e vet që të mund të arrijmë deri te pika për të votuar në lidhje me vërtetimin e përgjegjësisë ose për ndalimin e procedurës”, Zoran Karaxhovski – kryetar I këshillit gjyqësor.

Nga Llupa e Gjelbër nuk pajtohen që deri më tani asnjë gjykatë nuk ka mbajtur përgjegjësi për mënyrën e vendimit të tij.

Deri te Këshilli gjyqësor janë dorëzuar edhe parashtresa për gjykatësit të cilët kanë vendosur për paraburgimin e   Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit, të dytë të akuzuar për aferën e madhe me përgjimin masiv.