Ministria për punë dhe Politikë Sociale informon se prej sot fillon pagesa në faza e pensioneve të korrikut. Pensionet do të paguhen para kohe dhe në faza me qëllim që pensionistëve t’ju mundësohet mbrojtje më e madhe në kushte të rrezikut nga koronavirusi.
Tërheqja e pensioneve përmes filijaleve të bankave për pensionistët të cilët shfrytëzojnë kartela do të realizohet në tre grupe, sipas lartësisë së pensionit:
Për pensionet deri në 11.000 denar, pagesa do të kryhet më 27.07.2021 (e martë)
Për pensionet midis 11.001 -14.000 denar pagesa do të kryhet më 28.07.2021 (e mërkurë)
Për pensionet midis 14.001 -18.000 denar, pagesa do të kryhet më 29.07.2021 (e enjte)
Për pensionet mbi 18.001 denar, pagesa do të kryhet më 30.07.2021 (e premte)
Nga MPPS njoftuan se pensionistët që përdorin kartelë pagesore me pensionin, mund të kenë qasje nga sot, 27 korrik, duke u tërhequr nga ndonjë bankomat, dhe fondet mund t’i shfrytëzojnë për pagesa në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.
Nga kjo Ministri, theksojnë se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi i pensioneve është stabil dhe funksional dhe u bën thirrje pensionistëve që t’i përmbahen orarit të pagesave, me qëllim që të zvogëlojë mbingarkesën përpara bankave dhe shanset për rrezikim të shëndetit të tyre, si dhe për detyrimin e mbajtjes së maskës mbrojtëse dhe mbajtjen e distancës para dhe brenda bankave.