Nuhiu apel mërgimtarëve: Regjistroni fëmijët që të përfshihen në regjistrimin e popullsisë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu ju bëri apel të gjithë mërgimtarëve që fëmijët që kanë lindur jashtë shtetit t’i regjistrojnë që të mund të marrin numër të amzës dhe të njëjtët të mund të përfshihen në Regjistrimin e Popullsisë.

Sipas Nuhiut Qendrat rajonale të gjendjes civile janë duke punuar me kapacitet të plotë dhe janë në dispozicion për t’i pritur mërgimtarët.
“Unë apeloj tek të gjithë mërgimtarët që ndodhen në vendlindje të bëjnë regjistrimin e fëmijëve që kanë lindur gjatë kësaj periudhe që të mund të sigurojnë numër amëz dhe më pas t’i regjistrojnë gjatë procesit të regjistrimit”, tha Nuhiu.