Një prind ka raportuar se fëmija i është lënduar në kopsht

Një fëmijë dyvjeçar nga Shtipi është lënduar gjatë qëndrimit në kopsht, sipas denoncimit të prindërit.

Siç kumtoi MPB, rastin në polici dje pasdite e ka paraqitur babai i vajzës, 23 vjeçari G.Z. nga Shtipi.

Prindi G.Z. ka paraqitur se më 5 korrik e ka dërguar vajzën e tij dy vjeçare në kopsht në Shtip dhe rreth orës 14:30, kur ka shkuar për ta marrë, ka vërejtur se fëmija ka lëndime dhe menjëherë ka reaguar te të punësuarit. Pastaj ka shkuar me fëmijën në ordinancën për sëmundje të fëmijëve në Shtip.

Policia informon se ndërmerr masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.