Zaev: Koalicionin do të kemi edhe me Lëvizjen Besa dhe PDSH-në


Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se koalicionet po i bëjnë për shkak të udhëzimeve që i japin qytetarët.
Sipas tij, ajo që fiton duhet te mbesë si ofertë e përbashkët dhe për këtë shkak bashkërisht, thotë Zaev, do të marrim pjesë në zgjedhje lokale.

Zaev thotë se bashkëpunimi do të jetë që në rreth të parë, aty ku është e mundshme, dikund në rreth të dytë, ndërsa dykund mund të ndodhë BDI dhe LSDM të kenë kandidat në rreth të dytë.
“Pas fitores do të bëhen koalicionet edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, por në të njëjtën kohë koalicionin e fiksojmë edhe me Lëvizjen Besa dhe PDSH-në, të cilët janë faktor i rrënjësishëm në Kuvend dhe në Qeveri bashkërisht me partitë politike të turqve, romëve, boshnjakëve, vllehëve dhe serbëve”, tha Zaev.