Medonia në samitin e 11 dhe 12 korrikut në Bruksel do të marrë ftesë për në NATO. Vendet anëtare të Aleancës Veriatlantike në ditën e parë të Samitit gjatë ditës së nesërme ndër të tjera do të rekomandojnë që Maqedonia të nis negociatat para-aderuese për anëtarësim. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg në konferencën për shtyp para nisjes së samitit tha se pas arritjes së siç e quajti ai Marrëveshjes Historike me Greqinë, Shkupit do t’i nis bisedimet paraqasëse, ndërsa anëtarësimi do të ndodh vetëm pasi të jetë finalizuar Marrëveshja me Greqinë dhe Maqedonia të ketë ndryshuar emrin.
Unë pres që pas marrëveshjes historike të muajit të kaluar mbi çështjen e emrit, do të ftojmë Maqedoninë të fillojë bisedimet paraqasëse. Me të finalizuar dhe zbatuar marrëveshjen, ne do e ftojmë Maqedoninë që të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s, nën emrin e ri Republika Maqedonia e Veriut”, deklaroi Jens Stoltenberg – deklaroi Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Pas marrjes së ftesës për anëtarësim, Maqedonia do të nis bisedimet me NATO-n, ndërsa procesi mund të zgjasë deri në 6 muaj. 29 vendet anëtare të NATO-s brenda kësaj periudhe duhet të ratifikojnë pranimin e Maqedonisë në Aleancë Veri- atlantike. Brenda kësaj periudhe Maqedoninë e presin sfida të shumta, siç është referendumi për ndryshimin e emrit në vjeshtë dhe më pas edhe ndryshimet Kushtetuese. 10 vite më parë në samitin e Bukureshtit Maqedonia dështoi në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO për shkak të vetos së Greqisë për shkak të çështje së pazgjidhur të emrit.