Flasin dy nga të mbijetuarit e aks*identit të sotëm në Kroaci: Gjithçka ndodhi brenda një minute

Një ak*sident i rëndë ka ndodhur sot në Kroaci, ku autobusi i linjës Franfkurt-Prishtinë ka humbur kontrollin dhe është rrok*ullisur, ku si pasojë 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Në një linje direkte për RTK-në dy nga personat që i kanë mbijetuar këtij aksidenti kanë treguar sesi ka rrjedhur ngjarja.
“Ka ndodh brenda një minute. Vetëm kemi parë se është rrë*zuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë njëri prej të mbijetuarve.

Një tjetër pasagjer i cili ishte brenda autobusit që u aks*identua, tregoi se të lë*nduarit janë mirë.
“Autobusi ka shkuar zv*arrë diku rreth 100 metra. Të lën8duarit janë më mirë”, ka pohuar edhe njëri prej lë*nduarve.
Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti është nisur drejt Kroacisë ku do të vizitoj edhe të lë*nduarit që po trajtohen në spital.