Gjithsej 25 emigrantë ilegal nga Pakistani, prej të cilëve një i mitur, janë gjetur këtë mëngjes në një makinë ngarkuese tek lokaliteti arkeologjik në Stobi.
Siç njoftojnë nga MPB, këtë mëngjes në orën 05:00 zyrtarët policorë kanë tentuar të ndalojnë makinën “Renault Master” me targa të Shkupit në rrugën e vjetër Negotinë-Gradsko, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shoferi ka ndaluar, por doli nga makina dhe është larguar.
Hetime në vendin e ngjarjes janë kryer, ndërsa emigrantët janë dorëzuar në Stacionin Policor në Negotinë për procedurë të mëtejme.