Ivanov mori pjesë në inaugurimin e presidentit turk


Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov së bashku me bashkëshorten Maja Ivanova mori pjesë në inaugurimin e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Nga Kabineti i Ivanovit kumtojnë se ai i uroi Erdoganit fitoren dhe suksesin e arritur në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare dhe i ka dëshiruar ushtrim të suksesshëm të funksionit president.

Ivanov e ka falënderuar Erdoganin për mbështetjen e deritanishme nga Turqia dhe ka shprehur bindjen se ai në periudhën e ardhshme do ta vazhdojë miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.

Në ceremoninë që u mbajt në Pallatin presidencial në Ankara, presidenti Erdogan mbaji fjalim, pasi paraprakisht dha betimin në Parlamentin turk. Në solemnitetet morën pjesë 22 presidentë të shteteve dhe 28 kryeministra, kryetarë të parlamenteve dhe ministra.