Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020


Kosova ka parakaluar në Stadiumin Olimpik të Japonisë në ceremoninë hapëse.
Kosova ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” e përfaqësuar nga sportistët e saj në Stadiumin Olimpik të Japonisë.

Në ekipin olimpik të Kosovës në parakalim përbëhet nga tetë sportistë dhe gjashtë trajnerë e zyrtarë, ndërsa mungojnë tre sportistë për shkaqe të agjendës, pasi ata do të ndeshen nesër.
Sportistët që mungojnë janë, xhudistja Distria Krsaniqi, mundësi Egzon Shala dhe atleti Musa Hajdari.
Kosova parakaloi e 67-ta me radhë e kryesuar nga Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.