Arta Nitaj: Nuk do të më pengonte nëse i dashuri vozit Golf 2


Modelja dhe aktorja Arta Nitaj ka folur për jetën e saj private dhe për preferencat e saj tek meshkujt.
Arta ka thënë se nuk do e pengonte nëse i dashuri i saj do të voziste veturë të tipit Golf 2.

“Mas pari bukurinë se kisha këqyr shumë, gjërat materiale krejt këto bijnë poshtë. Nuk më pengon, s’ka lidhje. E marrë në veturë temin i ndërrojmë veturat”, ka thënë Nitaj.
Ajo gjithashtu tha se do të preferonte që i dashuri i saj të ushtronte fitnes.