Vaksinim rekord në Maqedoninë e Veriut, MSH: Gati 20 mijë vaksina janë aplikuar gjatë ditës së djeshme


Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.
Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 800.168 doza të vaksinave, ndërsa 318.900 qytetarë janë rivaksinuar.
Sipas të dhënave të fundit të MSH-së, dje janë vaksinuar gjithsej 19.274 qytetarë, prej të cilëve 6.385 e kanë marrë dozën e parë.

Sipas të dhënave të fundit, 62% e popullsisë mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 59 % e popullsisë mbi 65 vjet ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 54% e popullsisë mbi 60 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 44% e popullsisë mbi 50 vjet është vaksinuar me një dozë të vaksinës.
Nga MSH thonë se qytetarët pa termin mund të vaksinohen në pikat vaksinale në Maqedoni, ndërsa nga MSH bëjnë thirrje që të ketë vaksinim masiv për shkak se vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtet virusi.