Shkurtesa Sejdiu, e njohur për publikun me emrin Tuti, është vajza e cila ditë më parë e mori kurorën e më të bukurës së Kosovës. Pas përfundimit të eventit, 19-vjeçarja tha publikisht se në moshën 13-vjeçare ishte përdh*unuar e tra*fikuar nga persona të ndryshëm në Kosovë e në Serbi. Për rastin e saj, Media e ka siguruar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, i cili dëshmon se fqinji i saj, tani 40 vjeç në vitin 2016 ishte dën*uar me katër vjet bu*rgim për veprën penale “keqpërdorim seks*ual i personave nën moshën 16-vjeçare” nga Gjykata Themelore. Mirëpo Gjykata e Apelit siç mëson media, ia kishte zbutur atij dë*nimin në tri vjet b*urgim.
“Miss Universe Kosova” e këtij viti, Tuti Sejdiu përveç titullit e mori vëmendjen edhe për një histori të t*rishtë, që ajo zgjodhi ta ndajë me publikun. Atë e nisi me mungesën e babait të saj në natën kur u zgjodh “Miss Universe”. Tuti tha se babai i saj ështw nga parab*urgimi, ku po mbahej për shkak se i kishte ‘kan*osur’ gjykatësit për rastin e vajzës së tij.