Aktori i njohur Blerim Destani vizitoni fshatin Veshallë në Tetovë


Aktori i njohur Blerim Destani nga familja Destani sot ka qenë në fshatin Veshallë të Tetovë.
Destani nga Veshlla thotë se “Këtu nisi gjithçka”.
Ai tani është një aktor njohur.

Pasionin e tij për aktrimin Blerimi e zbuloi shumë herët. Që në moshën 14 vjeçare iu dha roli i tij i parë në filmin televiziv shqiptar “Atje ku nuk lind dielli”. Këtë kohë filloi të merrte mësim aktrimi në Angli. Në vitin 2004 Blerim Destani mori ofertën e parë të madhe për të qenë pjesë e një filmi. Me përfaqësimin e rolit kryesor të Benit, në filmin televiziv kosovar “Metropolet” me regji të Sunaj Raçaj, ai tërhoqi vëmendje të madhe nga publiku në Evropën Juglindore.

Megjithatë dëshira e Blerim Destanit, është të mos mbetet vetëm aktor. Ka pasur mundësinë të mbledhë përvojën e parë në fushën e regjisë dhe të produksionit. Ka punuar si ndihmës producent në filmin “Uji i Madh” me regji të Ivo Trajkov në vitin 2004, film i cili u përfaqësua në shumë festivale dhe u vlerësua me çmime. Aktualisht merr mësime gjuhësh. Ndërsa në kohën e lirë, Blerim Destani merret me boks dhe të luajë futboll. Hobet e tjera të tij janë të shkojë në kinema dhe të bëjë shumë udhëtime.