Prej sot fillon vaksinimi i fëmijëve të moshës prej 12 deri 17 vjeç, prindërit/kujdestarët e të cilëve janë paraqitur në ueb faqen vakcinacija.mk, ndërsa sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë paraqitur rreth 1.800 fëmijë. Paralelisht vazhdon edhe imunizimi i popullatës së rritur në pikat e vaksinimit dhe në terren.