Çfarë po ndodh në qytetin e Elbasanit? 13 persona të fisit Çapja nën hetim pasuror

13 persona nga familja Çapaj dhe miq të tyre po kalojnë në sitën e verifikimit të pasurisë, pasi ka dyshime se ato janë formuar nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike.

Në një shkresë që mban datën30 maj 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkon Ministrisë së Brendshme dhe konkretisht gjendjes civile të japë të dhëna mbi certifikatat personale, familjare dhe të trungut familjar për: Tom (Tomorr) Çapja (Papa), Arian Çapja, Florenc Çapja, Bledar Muça, Enver Çapja, Fejzullah Çapja, Ambri Sinakolli Erion Çapja, Vladimir Çapja, Ermira Kushi, Ymer Koseni, Sajmir Serjani dhe Fatmir Koseni.