Shoferin e zë gjumi, autobusi me emigrantë shqiptarë përfundon jashtë rruge (FOTO)

Një autobus me pasagjerë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut i cili ishte nisur nga Gjermania në drejtim të Strugës, raportohet se këtë mëngjes ka dalë nga autostrada dhe është për*plasur pranë Nova Gradishkas të Kroacisë.
Shkak për këtë ngjarje mësohet të jetë bërë pagjumësia e drejtuesit të mjetit.

Mësohet se autobusi me udhëtarë u për*plas në barrierat e autostradës rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Sipas dëshmive të pasagjerëve, ata thonë se shoferin e kishte zënë gjumi në momentin e ak*sidentit.
Nga kjo për*plasje disa prej pasagjerëve kanë pësuar lëndime të lehta, ndërkohë që autobusi është dë*mtuar në pjesën më të madhe.

“Zoti i madh me pak lëndime e me shumë dë*me materiale të autobusit EuroBus nga Struga. Ngjarja ndodhi në ora 5h të mëngjesit afër Nova Gradishka në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, deklaron për News-TV pasagjeri Sadri Osmani nga Çegrani i Gostivarit.