Në pikën kufitare Tabanoc për hyrje në shtet pritet rreth 30 minuta


Në pikën kufitare Tabanoc për hyrje në Maqedoninë e Veriut pritet rreth 30 minuta informojnë nga LAMM. Nga LAMM shtojnë se në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.