Nga kanaçet te protezat, jeta e re e të miturës Maya

Kanë prekur botën imazhet e të miturës nga Siria, e cila ecte me ndihmën e dy protezave në kampin e refugjatëve në Idlib. Tani, e vogla Maya Merhi, po mëson të përdorë protezat në një qendër të specializuar në Stamboll dhe në harkun e tre muajve do të arrijë të ecë vetë.

Maya, vetëm 8 vjeçe, ka dy trungje në vend të këmbëve për shkak të një sëmundje kongjenitale, e njëjtë me atë që vuan i ati. E larguar nga qyteti i Alepos, ajo mbërriti në kampin e Idlib, ku babai i saj ndërtoi këmbët artificiale të bëra nga kanaçe për të ndihmuar lëvizjen e saj. Kur rasti i saj u bë viral, e vogla është dërguar në Turqi dhe tani ka dy proteza me të cilat më në fund të ecë.