Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka falënderuar drejtoreshën e Agjencisë Federale të Rusisë për punë të Komuniteteve të shteteve të pavarura, Eleonora Mitrofanova, për ndihmën që i dha ajo Serbisë si ambasadore e Federatës Ruse në UNESCO për pengesën rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.
Në vitin 2015 në mungesë të tri votave, Kosova nuk arriti të pranohet në organizatën më të madhe të Kombeve të Bashkuara, UNESCO.
E pos Kosovës, Vuçiq me zyrtaren ruse biseduan edhe për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon si dhe bashkëpunimin në fushën e arsimit