Këngëtarja me origjinë kosovare me famë botërore dha një koncert në Kroaci, ku performoi sukseset e saj.
Të pranishëm në koncert nuk munguan as fansat e saj shqiptarë, të cilët valëvitnin flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës. Madje në një këngë u pa dhe vetë Rita duke kënduar me dy simbolet të vendosura në brez.
Nuk mungoi as përshëndetja shqip për të pranishmit, “Mirëmbrëma”, ndërsa fansat kroatë i uroi për fitoren e kombëtares së futbollit dhe kalimin në gjymsëfinalen e Botërorit.