Alfred Cako vazhdon akoma, iu drejtohet sërish femrave: Mos bëni doktoratura, por shumohuni


Përherë zhurmon në hapësirën mediatike shqiptare me deklaratat e tij, duke i ndarë njerëzit në dy kampe ata që mendojnë si ai dhe ata kundër. Po flasim për publicistin Alfred Cako, i cili në intervistën e sotme në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi pohoi se asnjëherë nuk shpreh diçka që nuk është e konfirmuar më parë nga ai.

“Në atë kohë drejtuesi i KLSH që ka qenë më thirri dhe më tha “nuk mund të dalësh të flasësh me këtë gjuhë sepse kjo është kundër gjuhës zyrtare”, e trajtonin si pandemi dhe jo siç e trajtoja unë si plandemi. Unë i thashë që në mes këtyre të dyjave zgjedh të vërtetën e komunikimit me njerëzit dhe nuk pyes fare për punën këtu në administratë. Dhe që në atë moment dhashë dorëheqjen”.

Ndër të tjera ai shtoi se të vërtetave do t’i shkoj deri në fund, dhe nuk është fare përhapje paniku, pasi është koha më e tmerrshme për njerëzimin.

“Jemi në luftën më të tmerrshme që i ka ndodhur ndonjëherë njerëzimit. Të gjitha ato që unë kam thënë prej vitesh dhe sidomos vjet…dhe unë po ju them që kush vaksinohet do ketë rrisqe të mëdha. Për vaksinat do të kalohet drejt dhunës, në pranverën ë vjen mendohet që do ketë anarshi në Evropë. Anarshia është pjesë e skenarit që kanë planifikuar Iluminati”.
Në mbyllje të bisedës Ermali e pyet për deklaratat e fundit në lidhje me familjes, karrierës dhe fenimizmin duke i thënë se: Nëse vajza jote do të bëj doktoraturë pas doktorature e pengon si baba?

“Jo absolutisht nëse vjen e natyrshme. Po unë do t’i them që mos u fikso pas doktoraturës; Nëse ti je talent i madh që do të bësh shpikje hyr bëj doktoraturë, por në qoftëse s’je në gjendje të bësh ndonjë shpikje rri pa doktoraturë. Ke plot që kanë e punojnë si kamariere”. Teksa dëgjoi këngën ‘Ecën në shi’ iu drejtua publikut femëror: Shumohuni, mbani familjen, ky është fokusi!