Iu he*lmuan të gjithë anëtarët e familjes, burri nga Deçani thotë se barnat po iu duhet t’i blejnë vetë


11 anëtarë të një familje të fshatit Izniq janë he*lmuar. Ndonëse zyrtarisht ende nuk i dinë shkaqet e këtij he*lmimi, familjarë të tyre u bëjnë thirrje institucioneve që të qëndrojnë më pranë tyre në këtë kohë të vështirë.
Mbi 1 mijë pacientë nga e shtuna kanë marrë shërbime në QKMF në Deçan. Ndërsa, mbi 20 në gjendje më të rëndë janë referuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

Sadik Çeku nga fshati Izniq tregon se si të gjithë anëtarët e familjes janë he*lmuar. Për më tepër tregon edhe telashet që po kanë për të marrë shërbime.
“Komplet familjen e kam këtu, janë të helmuar. Shenjat e he*lmimit janë diarreja, vjellje, dhimbje koke, lodhje. Këto kryesisht janë. Dëgjova një donacion qe po jepet prej qytetarëve po blejnë injeksione se nuk kanë as injeksione këta këtu. Në bazë të mediave po thuhet që uji ne nëntë fshatra. Po këtu po shoh (banorë) edhe të Deçanit, Carabrekë dhe të gjitha fshatrave”, tregon ai.

Më tej, flet për gjendjen shëndetësore të 11 anëtarëve të familjes.
“11 anëtarë i kemi, 11 janë he*lmuar. […] Vjehrra e ka gjendjen pak më keq, këta të tjerët janë pak më mirë”, shton ai. Banori i fshatit Izniq kritikon institucionet e vendit, meqë thotë se sot do te duhet të ishin të gjithë pranë familjarëve.

“Barnat duhet me i ble, shumica po janë por po duhet me i ble. Po duhet me u gjend ashtu qysh po mundem. Ka edhe që po shkojnë në privat në spitale të tjera. Ishte dashur që qeveria komplet me qenë këtu, është dashur ministri e komplet me qenë këtu. Me mijëra njerëz janë të sëmurë, nuk është e vërtetë që po thonë 100 e 200”, deklaron ai.
Si shkak i he*lmimit të shumë qytetarëve, Komuna e Deçanit ka shpallur gjendje emergjente.

Dyshimet zyrtare për shkakun e he*lmimit janë te një degë e furnizimit të ujësjellësit “Hidrodrini”.
Ndërkaq, sipas të dhënave nga Drejtoria e Shëndetësisë, nga dita e shtunë e deri më sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan kanë kërkuar ndihmë shëndetësore mbi 1 mijë pacientë. Shumica prej tyre kanë simptomat e njëjta të he*lmimit. Prokuroria e Pejës, ka njoftuar se ka nisur he*timet lidhur me shkaqet e këtij he*lmimi.