Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka prezantuar sot Programin e reformave ekonomike 2021-2023.
Ka njoftuar, se Komisioni Evropian ka dhënë vlerësimin më të lartë për realizueshmërinë e Programit të vitit të kaluar.
“Komisioni Evropian ndau vlerësimin se reformat ekonomike nga viti i kaluar janë realizuar me 61.1% të realizimit të konkluzave të vitit të kaluar, që është niveli më i lartë nga të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Turqinë”, tha Besimi.
Siç sqaroi ai, ky dokument është i rëndësishëm për bashkëpunim me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Të njëjtat do të diskutojnë këtë program.
Ka njoftuar edhe për dialogu vjetor për politikat ekonomike ku janë miratuan gjashtë konkluzione me rekomandime për Maqedoninë e Veriut, të cilat fokusohen në përgjigjen e vazhdueshme me politika fiskale, ekonomike dhe sociale për shkak të amortizimit të pasojave nga pandemia dhe për shkak të nxitjes së rimëkëmbjes afatmesme, veçanërisht:
1) në sferën e politikave makrofiskale, rekomandimet që të targetohen masat e përkohshme për përkrahje të amvisërive dhe bizneseve të rre*zikuara, ndjekur me konsolidim gradual fiskal;
2) në sferën e reformave strukturore, drejtimet fokusohen mbi përforcimin e mëtejshëm të klimës së biznesit, përforcimin e arsimit të mesëm profesional dhe trajnimit dhe mbi qasjen më të madhe të personave të papunësuar drejt politikave aktive në tregun e punës.