Valon Syla i reagon mërgimtarit që i tha “mos bë shumë blla blla blla”

Gazetari Valon Syla iu është përgjigjur një mërgimtari që para kamerës së mediave ia ka dërguar një selam Sylës. Mërgimtari i ka çuar selam Valon Sylës duke i thënë “Mos bo shumë blla blla blla…”
E pas shpërndarjes së këtij lajmi, Syla ka reaguar përmes Facebook-ut.

Ai tha se duhet të pyetet mërgimtari që iu referua si “gërrnaç”, se a do të kthehet ndonjëherë në Kosovë. Tutje, ai tha se i njejti duhet të pyetet se pse nuk është kthyer ende në Kosovë, meqë vendin po e do aq shumë.
“Vete këtë gërrnaçin a do mu kthy najherë në Kosovë. Edhe pse s’është kthy deri tash mbase pe dojka Kosovën kaq shumë”, shkroi Syla.