600 milionë klikime! Kjo këngë shqiptare po thyen çdo rekord


Edhe pse kanë kaluar 2 vite që nga lansimi i saj “Zemër” vazhdon të dëgjohet akoma dhe të jetë një hit.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Dhurata Dorës me Soolking, këngë me të cilin këngëtarja shqiptare kaloi kufijt shqiptar duke bërë që emri i saj të njihet edhe ndërkombëtarisht.

Suksesin e madh të këngës e tregon edhe numri i madh i klikimeve në kanalin “Youtube”.
Deri më tani kënga ka arritur të mbledh më shumë se 600 milionë klikime.

Ky lajm padyshim ka gëzuar shumë Dhuratën, e cila gëzimin e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.