Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Vullnet Ameti, përtej rolit të tij zyrtar si Rektor, mbetet i pashembullt në pasionin e tij për mbarëvajtjen e veprimptarisë së përgjithshme në Universitet. Ai sot pas përfundimit të susksesshëm të ceremonisë së hedhjes së kapelave të gjeneratës 2020/21, i është bashkuar stafit teknik për përmbylljen e punëve teknike pas ceremonisë së lartëpërmendur.
Ai shihet duke bartur karike me bashkëpuntorët e tij dhe stafin teknikë të UT-së, me të cilët vec kësaj janë përkujdesur edhe për pastrimin e sheshit të Universitetit të Tetovës në të cilin sot ishin të pranishëm rreth 1000 mijë absolventë bashkë me prindërit e tyre.
Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti, shquhet për veprime të kësaj natyre, sepse gjatë detyrës së tij në udhëheqjen e këtij insititucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe edhe më herët është parë të ndërmarrë aksione të kësaj natyre, si në ndihmesën e madhe që ka dhënë gjatë përmbytjeve në Malësinë e Sharrit, fshatin Shpikovicë, në fshatin Poroj dhe në lagjen Hasanbeg të Shkupit.
Modestia e tij që nga petku i Rektorit për t’u përfshirë edhe në punë jashta zyrës së tij, është mirëpritur dhe përshëndetur nga qytetar të shumtë të vendit tonë.
Ballina Lajmi i Dites Rektori i UT-së Prof. Dr. Vullnet Ameti, mbetet i pashembullt në pasionin...