Grubi: 17.3 milion euro, 36 projekte në 34 komuna

Kujdesi i Qeverisë për komunat dhe qytetarët nuk ka të ndalur. Kështu ka shkruar sot në faqen e tij zyrtare në facebook zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi duke ka informuar se sot Qeveria ka nënshkruar marrëveshje edhe me 34 komuna me qëllim të realizimit të projekteve infrastrukturore nga programi TAV përmes të cilave do përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve tanë.

Sipas Grubit si edhe herën e kaluar, bëhet fjalë për investime në çerdhe, shkolla, infrastrukturë të rrjetit nëntokësor dhe kanalizime, rindërtim dhe meremetim të rrugëve lokale dhe rajonale, projekte këto të cilat vërtet janë të rëndësishme për qytetarët e vendit.