S’ka masa kufizuese shtesë në Maqedoni, gjendja me COVID-19 mbetet stabile


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjendja epidemiologjike mbetet stabile dhe se nuk ka nevojë për masa kufizuese shtesë.
“Nuk ka nevojë për masa të reja, për shkak se gjendja është stabile. Politika e mbylljes u zbatua gjatë periudhës kur nuk kishte vaksina. Tani kur ka vaksina, theksi duhet të jetë te procesi i vaksinimit. e Shohim se Anglia, edhe pse ka raste të reja, lirohen masat.

Nuk mos jetojmë të mbyllur, por të vaksinohemi në mënyrë masive”, tha dje ministri Filipçe.
Ai potencoi se virusi ka mutacione dhe se priten mutacione të tjera, por kjo nuk do të thotë se duhet të mbyllemi dhe të ketë kufizime të reja.
Ndryshe, në pikat vaksina deri dje janë vaksinuar 708.953 qytetarë, ndërsa 243.727 qytetarë janë rivaksinuar.

Në Maqedoni momentalisht ka 160 raste aktive, prej të cilave 58 janë në Shkup, ndërsa që nga fillimi i pandemisë me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 155.770 qytetarë, ndërsa prej tyre 150.123 janë shëruar dhe 5.487 persona kanë humbur jetën.