Tmerr në konviktin shtetëror “Zdravko Cvetkovski” (FOTO)


Konvikti shtetëror “Zdravko Cvetkovski” në Shkup prej jashtë duket krejt normal. Nëse do të kishit kaluar përreth tij, do të kishin thënë se është mirë e rregulluar, megjithatë nëse do të hyni brenda do ta ndërronit përshtypjen, njofton Radio MOF, njofton Portalb.mk.

Në këtë konvikt qëndrojnë nxënës të shkollës së mesme të cilët janë të shkruar në akademitë të caktuara, qoftë të muzikës, artit ose sportit. Janë të liruar nga pagesa, megjithatë çmimin e paguajnë me nerva.

Në bisedë me Radio MOF, një nxënës T.S., thotë se kanë premtuar se do të ketë hapësirë vetëm për artistët megjithatë nuk ka asgjë nga ky premtim.

“Punojmë më ngjyra vaji, ndërkaq ajo është shumë e dëmshme për shëndetin. Katër nxënës jemi në 12 metër katrorë, kështu që është edhe më shumë e dëmshme”, thotë një nxënës.

Një nxënës tjetër tha se “unë jam i regjistruar në multimedia dhe dizajn dhe më duhet kompjuter, ndërkaq këtu nuk mundem të sjell pasi që çdo muaj ka ndonjë vjedhje të laptopit. Internet nuk ka, vetëm premtojnë – as hapësirë nuk ka”.

“Rrallë kur kam fjetur normal. Jam viktimë e vjedhjeve, edhe atë dy herë më ka ndodhur. Herën e fundit ishte në shkurt dhe për fat të mirë e pamë kush ishte, e paraqitëm deri te drejtorja. Përgjigja ishte – jam e vetëdijshme për problemet, e di kush është fëmija dhe vjet ka pasur problem të njëjtë, do ta paralajmëroj”, tha nxënësi T.S.

Megjithatë, sipas nxënësit, ka vazhduar edhe më tej vjedhja ndaj nxënësve.

Nxënësit rrëfejnë se në këtë konvikt ka edhe buling (ngacmim agresiv mes fëmijësh të moshës shkollore), për shkak të orientimit seksual.

“Isha dëshmitarë kur njëri nga edukatorët bashkë me një turmë nxënësish kanë ofenduar një fëmijë. Isha i rrezikuar një periudhë të gjatë, askush nuk dëshironte të ndërmarrë asgjë. Tani fëmija është vendosur vet në dhomë”, sqaron ai.

Radio MOF ka tentuar që të marrë qëndrim nga konvikti, megjithatë, numri zyrtar nuk funksionon.

Për më shumë lexoni storjen e plotë: KËTU