Elvana Gjata ka vetëm pak kohë që ka nxjerrë në treg albumin “Çelu”.
Këngëtarja shqiptare, përveç kolegëve të saj artistë, albumin e saj zgjodhi t’ia dhuronte edhe disa prej figurave politike kosovare.
Kështu ka vepruar ndaj Memli Krasniqit, kryetarit të ri të PDK-së, e që ky i fundit ka zgjedhur ta falenderojë në rrjete sociale.
“Falemnderit Elvana”, ka shkruar Memli, ndërsa ka publikuar albumin e këngëtares.
Poashtu, këngëtarja i dhuroi albumin “Çelu” edhe presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, si dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt.