Mickovski: Marrëveshja e Prespës nuk është punë e kryer

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski ka deklaruar se për sa kohë do të jetë udhëheqës i kësaj partie, Marrëveshja e Prespës nuk mund të jetë një punë e kryer.

“Për sa kohë që unë jam udhëheqësi I VMRO-DPMNE-së, Marrëveshja e Prespës nuk mund të jetë një punë e kryer. Nuk mund të keni standarde të dyfishta. Ne e duam Maqedoninë, sepse jemi patriotë, jo nacionalistë. Kur Maqedonia do të jetë atje ku i takon, atëherë Marrëveshja e Prespës do të kompletohet”, deklaroi Mickoski për “Alfa”.