Fabrika për patatina, investime të reja milionëshe dhe mbi 1.000 punësime, paralajmëron Pavleski


Drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit Dejan Pavleski, sot paralajmëroi se në vend do të hapet fabrika e parë e patatinave. Sipas Pavleskit, janë duke u zhvilluar edhe kontakte me disa kompani të tjera për të cilat është e sigurt qe do të investojnë.
Sipas tij, ka negociata edhe me një kompani në industrinë e automobilave investimi i së cilës vlerësohet në disa milionë euro dhe e cila duhet të hapë mbi 1.000 vende pune. Gjithashtu është e sigurt që deri në fund të vitit do të fillojë me punë një kompani me shërbime, e cila do të hapë 500 vende të reja pune me paga solide.

“Dua të dërgoj një mesazh inkurajues, që ekonomia ngadalë po kthehet në normalitet. Sidoqoftë, gjithçka varet nga zhvillimet në nivel botëror për shkak të pandemisë. Ne kemi treguar rezistencë si ekonomi dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur. Ka shumë investitorë të interesuar, vendi ynë njihet si një zonë e mirë për investime që ofron shumë përfitime. Disa investime janë në proces, por ne gjithashtu kemi kontakte me disa kompani për të cilat është e sigurt që do të investojnë.

Unë mund të paralajmërojë një fabrikë të re me patanina që do të jetë e para dhe e vetmja në vendin tonë, tjetër në Manastir do të investojë pesë milionë euro në zgjerimin e kapacitetit të saj me mbi 100 vende të reja pune, do ta zhvillojnë qendrën e tyre për hulumtim dhe zhvillim, theksoi drejtori pasi më parë njoftoi se kompanitë maqedonase mund të aplikojnë për çmimet “go global” në Këshillin Ndërkombëtar të Tregtisë.
Megjithëse kishte skenarë të zinj, vitin e kaluar, tha Pavleski, përfundoi me 206 milionë euro në investime të huaja. Kjo është rreth 15 për qind më shumë krahasuar me 2017.