Filipçe: Prioritet mbetet imunizimi i popullatës, nuk ka nevojë për masa restriktive


Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se për momentin gjendja në vend është stabile dhe se nuk ka nevojë për masa restriktive.

“Lidhur me masat vlerësojmë se nuk ka nevojë, tani për tani gjendja është e qetë. Fokusi duhet të jetë në imunizimin e popullatës dhe jo në masat restriktive. Ne vitin e kaluar ishim të mbyllur dhe nuk dëshirojmë që kjo të përsëritet, nuk dëshirojmë të jetojmë të mbyllur. Ne po punojmë që valën tjetër ta presim të përgatitur”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.