Shkonin nga Kosova në Ksamil për të grabitur banesat, arrestohen 3 persona!


Një grup grabitësish banesash në Ksamil është shkatërruar nga policia. Burimet bëjnë me dije se janë arrestuar tre persona, mes tyre dhe pronari i një hoteli i cili ishte edhe ‘koka’ e bandës së grabitësve, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Policia ka arrestuar N.N dhe H.M, të dy nga Gjakova si dhe ka shpallur në kërkim, G.M, edhe ky nga Kosova.
Sakaq policia ka vënë në pranga edhe pronarin e një hoteli në Ksamil, Vangjel Pella i cili strehonte të tre grabitësit e tjerë në hotelin e tij dhe madje ai përzgjidhte edhe vendet se ku ato do të vidhnin.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga momenti i grabitjes së një banese në Ksamil, ku siç shihet ato afrohen pranë banesës dhe thyejnë kamerën e sigurisë. Pronari i një prej banesave thotë se vetëm brenda një jave, janë grabitur 4 banesa, dhe se hajdutët kanë marrë para, orendi dhe bizhuteri.

Report Tv ka siguruar foton e pronarit të një hoteli, Vangjel Pella, i cili ishte edhe koka e grupit që përcaktonte vendet që do të vidheshin dhe strehonte grabitësit nga Kosova.