Kështu e arsyeton Adriana Matoshi kotjen në Kuvend


Deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, e ka zënë gjumi në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohej për shkarkimin e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, raporton Express.

Ajo është fotografuar nga kolegët e saj duke u kotur. E kotjen në seancë, Matoshi është munduar që ta arsyetojë përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“Kur Opozita fol e ti e nin zemrën tu u ngushtu e krytë tu t’dhimtë”, ka qenë mbishkrimi i Matoshit në fotografinë ku shihet duke u kotur.