Familjarët e të ndjerës Donjeta Pajazitaj nga Strellci i Decanit që ishte gjetur e vdekur tri vite më parë, gati dy muaj pasi ishte zhdukur po kërkojnë nga Gjykata e Apelit në Pejë që ta kthej lëndën në rigjykim pasi sipas tyre Gjykata Themelore e Pejës nuk i mori për bazë të gjitha faktet kur e la të lirë të dyshuarin Naser Pajazitaj, katër muaj më parë.
Ky ishte reagimi i nënës së Donjeta Pajazitaj para katër muajve pasi ishte liruar i akuzuari Naser Pajazitaj për vrasjen e vajzës së saj.
E vëllai i të ndjerës Shkëlqim Pajazitaj, po pretendon që Gjykata nuk i mori për bazë të gjitha faktet.
Për këtë vendim te Gjykates, Pajazitaj ka dyshime pse nuk u dënua kushëriri i tij i akuzuar për vrasjen e motrës.
Prokurorja e rastit Valbona Haxhosaj është ankuar në Gjykatën e Apelit dhe është në pritje të një vendimi të ri.
Haxhosaj përmes telefonit ka thënë për T7 se edhe do t’i shkojnë deri në fund këtij rasti.
Donjeta Pajaziti nga Strellci i Deçanit ishte gjetur e vdekur në dhjetor të vitit 2015, gati dy muaj pasi ishte zhdukur më 9 nëntor 2015, pa lënë asnjë gjurmë.