Grubi: Agjenda e gjelbër çdo ditë e më të tepër po përqafohet nga investitorët vendas


Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sonte bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kolegë të tjerë ministra kanë shënuar nisjen e realizimit të investimit të parë privat, ndërtimin e parkut me erë “Bogosllovec”, investim ky në vlerë prej 61 milionë euro.

Sipas Grubit gëzon fakti që ky central elektrik me erë është investim i një kompanie vendore. Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka informuar se me realizimin e këtij investimi për 36 MW shtesë do të rritet pjesëmarrja e energjisë së prodhuar nga centralet elektrike me erë, mbi 20.000 amvisëri do të furnizohen me energji të gjelbër, kurse njëherësh për 87.000 tonelata do të ulet emetimi i CO2 në nivel vjetor.