Mikrobiologu Nikolla Panovski ka deklaruar se fokusi kryesor për momentin duhet të jetë vaksinimi i të moshuarve dhe grupeve të rre*zikuara dhe jo fëmijët.
“Mendoj se së pari duhet të vaksinohen personat mbi 60 vjet. Nuk e di pse duhet të vaksinohen fëmijët. Do të vaksinohen fëmijët e atyre që tashmë janë vaksinuar dhe nuk do të mbrohet familjet ku askush nuk është i vaksinuar”, thotë Panovski.
Panvovski më tej ka shtuar se vaksinimi i paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë nuk është i logjikshëm.
“Kjo mund të bisedohet kur do të kemi vaksinuar 75-80% të popullatës”, tha Panovski.
Ndërkaq, dje Ministria e Shëndetëssë njoftoi se nga java e ardhshme do të fillohet me vaksinim edhe te fëmijët.