Një vetëvrasje është shmangur ditën e sotme në Stamboll të Turqisë, ku një 40 vjeçar që kishte tentuar t’i jepte fund jetës është shpëtuar nga kryeministri Binali Yildirim.
Yildirim ka ndaluar automjetin e tij dhe ka bindur burrin të mos vetëvritej. Sipas mediave, qytetari me iniciale T.T kishte probleme serioze me të vëllezërit, prandaj nuk kishte më dëshirë të jetonte.
Kryeministri turk ka arritur të zbresë 40 vjeçarin shëndoshë e mirë, teksa është duartrokitur nga turma rreth e qark vendit të ngjarjes.