Cana: Vaksinimi masiv zgjidhja e vetme për ti dhënë fund pandemisë

Infektologu Fadil Cana, e sheh vaksinimin si mundësinë më të mirë për të parandaluar jo vetëm përhapjen e mutacioneve të virusit Korona, por edhe për një pasqyrë më të lehtë klinike të të gjithë qytetarëve që eventualisht do të infektoheshin me mutacionet e reja.

“Padyshim se vaksinimi është e vetmja armë me të cilën mudet të shihet fundi i kësaj pandemie.
Prandaj vaksinimi sa më masovik i popullatës do të ndihmonte shumë të parandalimit të koronavirusit të cilit do qoftë variant . Dihet botërisht se asnjë vaksinë nuk është 100% e sigurtë, por vaksina si instrument i cili ndihmon në parandalimin se paku edhe në ato raste të pakta të cilët do të mund të preken , do kishin një formë të lehtë të sëmundjes të varianteve të Covid 19” – tha mjeku infektolog, Fadil Cana.

Cana: Të përmirësohen dështimet në sistem
Cana thotë se në këtë periudhë më të qetë epidemiologjike, duhen sanuar dështimet në sistem që dolën në pah gjatë pandemisë.

“Duhet të vihet në funksionalitet depistimi epidemiologjik, ajo e cila kolaboi gjatë vitin e kaluar do të thotë mbikqyrja epidemiologjike e cila lirisht mundë të themi që dështoi, duhet të përmisohet dhe duhet një mekanizëm shtesë që do të ndihmonte në parandalimin e përhapjes të variantit të ri” – tha infektologu Cana.

Delta tashmë po kthehet në llojin më të përhapur të virusit n ë mbarë botën, që prek edhe të rinjtë e vaksinuar plotësisht. Megjithatë , për shkak të vaksinimit, pasqyra klinike e të prekurve, ëhstë më e lehtë se e personave të pavaksinar. 4 personat në vendin tonë, te të cilët u vërejt ky lloj, kanë qenë të pavaksinuar.