Ademi: Interpelanca kundër Talat Xhaferit në funksion të politikës ditore (VIDEO)


BDI-ja konsideron se interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit, e inicuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe “E Majta”, është në funksion të politikës ditore.

“Mendojmë se interpelanca është në funksion të politikës ditore. Besoj që të gjitha partitë politike parlamentare ndjehen të nderuara nga përfaqësimi i Kuvendit brenda dhe jashtë vendit që e bën kryetari Talat Xhaferi. Kuvendi i RMV-së është shembull që ndiqet edhe nga Kuvendet e regjionit dhe ne nuk e themi këtë por e thonë të tjerët. Kështu që mendoj se kjo interpelancë është në funksion të politikës ditore”, tha shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi.