Mes disa ambienteve festive mbrëmjen e kaluar Leunita Murtezi makeup artist, ka hapur dyert në disa hapësira të reja. Në këtë promovim morën pjesë shumë të ftuar mes tyre edhe fytyra të njohura publike.
“Këto janë risitë tona të reja që do të jemi në rrjedha me të gjitha trendet e grimit për dëshirën e të gjithë atyre që pëlqejnë punën tonë. Sigurisht ky event shpalos edhe suksesin e punës tonë gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh mes tjerash për Pa Censurë Leunita Murtezi.
Ndryshe Leunita Murtezi makeup artist filloi punën që në vitin 2018 duke sjellë shumë risi, atëherë si edhe tash prioriteti i vetë drejtueses mbetet zhvillimi dhe investimi i studios./Pa Censurë
Fotografitë: Klodiana Braha