Janë shpëtuar pesë nga gjithsej 12 fëmijët të cilët u gjetën gjallë pas nëtë ditëve pasi kishin humbur si ekip në kompleksin e shpellës në rajonin Chiang Rai, në veri të Tajlandës.
Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, përcjell Telegrafi, mësohet se nga shpella Tham Luang Nang Non u nxorën pesë fëmijë rreth orës 17:30 dhe 18:00 sipas orës lokale dhe theksohet se fëmijët janë shoqëruar me zhytës që nga vendi i nisjes e deri në dalje të tyre.
Është njoftuar se fëmijët e shpëtuar nga shpella janë transportuar në ambulanca për t’u dërguar me një helikopter në një spital në Çiang Rai.
Operacioni për shpëtimin e fëmijëve dhe të trajnerit nga shpella kishte nisur në orën 10:00 me orën lokale.
Guvernator i krahinës, Narongsak Osatanakom, kishte njoftuar se në operacionin e shpëtimit do të merrnin pjesë 13 zhytës të huaj dhe pesë tajlandezë, si dhe dy zhytës do të shoqëronin fëmijët hap pas hapi gjatë daljes nga shpella.
Kujtojmë se ekipi i futbollit prej 12 fëmijësh të moshës nga 11 deri në 16 vjeç dhe trajneri i tyre 25 vjeçar gjatë një vizite në shpellën Tham Luang Nang Non më 23 qershor u bllokuan pasi hyrjet në shpellë u përmbytën. Grupi u gjet pas 9 ditësh, por nuk mund t’i nxjerrin për shkak të sasisë së madhe të ujit në shpellë.