Një shtetas i Shqipërisë i cili kërkohej nga Interpoli i Francës është arr*estuar dje në Maqedoni, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më 02.07.2021 rreth orës 14:30 në pikën kufitare Blato është arrestuar SH.C nga Republika e Shqipërisë, pasi që pas një kontrolli në regjistrat zyrtarë, u konkludua se personi ishte nën masën “arr*est” me kërkesë të Interpolit – France
Sh.C iu dorëzua oficerëve të policisë nga Stacioni Policor Dibër për procedura të mëtejshme”, theksojnë nga MPB.