Kurthet e njëpasnjëshme ndaj shqiptarëve të cilët jetojnë në IRJM!


Nga Besim Aliu

Ne shqiptarët nuk duhet të merremi në këtë kohë me Muhamet Zekiroviçat e Sulejman Rexhepoviçat por duhet të fokusohemi për pozitat tona në kushtetutën e re të SEVERNA REPUBLIKA MAKEDONIJA, kjo kushtetut fillon nga ZERO, në fletë të bardhë dhe ekzistimi ynë mvaret nga ajo se çka do të shkruajm ne në këtë kushtetutë të re…

Si po ndodhë defokusimi dhe dezorientimi i shqiptarëve të IRJM në momentet më kritke për shqiptarët.
Defokusimi dhe dezorientimi i shqiptarëve është duke ndodhur këtyre ditëve me marveshje ndërmjet partive politike dhe disa krerëve të Bashkësis Islame.
Për neve është i ditur roli i disa politikanëve dhe i disa krerëve të Bashkësis Islame, ku qëllimi kryesor i tyre është dobësimi i pozicioneve të shqiptarëve në IRJM, në momentet kur po vendoset për gjithçka, në momentet kur po organizohet një referendum dhe do të bëhen ndryshime kushtetuese ku nuk jan paraparë as të drejtat më elementare të shqiptarëve…
Në këto momente historike kur po përgaditen kurthet kundër shqiptarëve në IRJM për ti mashtruar shqiptarët na del një farë Muhamet Zeqiri i cili e çoi ujin e shqiptarëve në mullirin e sllavomaqedoncave në zgjedhjet e kaluara dhe po prezentohet si shpëtimtarë i shqiptarëve musliman dhe po ashtu edhe një farë Sulejman Rexhepi të cilin askush nuk e njeh si kryetar të Bashkësis Islame i cili paraqitet si njeriu i drejtë i cili nuk ka manipuluar me fondet e shqiptarëve, dhe gjithë kësaj ngjarje duke ju bashkangjitur edhe disa politikan e hoxhallar disa nga naiviteti, disa nga serviliteti dhe disa me qëllime të caktuara, por më kryesorja është se i gjithë ky aktivitet dhe e gjitha kjo hapësir e uzurpuar mediale po ndodhin për të njëjtin qëllim (defokusimin dhe dezorientimin e shqiptarëve për të mos i kërkuar të drejtat e tyre në momentet kur po përgaditet ndryshimi i kushtetutës IRJM)
U bëjmë me dije se e gjithë kjo dramë dhe aktivitet është i projektuar aq mirë nga shërbimet sekrete dhe ju garantoj se të gjithë ata hoxhallarë, politikan dhe ”njerëz të thjeshtë” që po sillen sikur janë me Sulejman Rexhepin ose ata tjerët që po e përkrahin Muhamet Zeqirin, të jeni të sigurt se janë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete dhe kan të njëjtin qëllim, defokusimin dhe dezorientimin e shqiptarëve…

Ftojmë të gjithë shqiptarët, hoxhallarët, intelektualët dhe politikanët që të qëndrojnë sa më syhapur ndaj këtyre kurtheve të përgaditura nga kuzhinat sllavomaqedone dhe të fokusohen në projekrimin e pozitave të shqiptarëve atë ditë kur do të shkruhet kushtetuta e re dhe ti instalojmë kërkesat tona shekullore në kushtetutën e re…
Të gjitha këto nisma në IRJM duhet të dështojnë për arsye se nuk është implemetntuar marveshja e Ohrit si dhe pikat kryesore të kësaj marveshje si :
1-Risocializimi i ish pjestarëve të UÇK-së,
2-Përfaqësini i drejt i shqiptarëve në institucionet shtetërore,
3-Zyrtariyimi i gjuhës shqipe,
4-Ndarja proporcionale e buxhetit shtetëror ku participojnë me mbi 40% shqiptarët.

Ne shqiptarët nuk duhet të merremi në këtë kohë me Muhamet Zekiroviçat e Sulejman Rexhepoviçat por duhet të fokusohemi për pozitat tona në kushtetutën e re të SEVERNA REPUBLIKA MAKEDONIJA, kjo kushtetut fillon nga ZERO në fletë të bardhë dhe ekzistimi ynë mvaret nga ajo se çka do të shkruajm ne në atë kushtetutë…