Mbaroi ndeshja e parë çerekfinale mes Zvicrës dhe Spanjës


Sonte filloi faza e çerekfinaleve në EURO 2020 përmes ndeshjes mes Zvicrës dhe Spanjës, e cila mbaroi me rezultat 1-1 në kohën e rregullt dhe në vazhdime, ndërsa penalltitë (1:3) mundësuan kualifikimin e Spanjës.
Në minutën e tetë të ndeshjes Spanjollët kaluan në epërsi pasi zvicerani Zakaria devijoi goditjen e Albës, duke mundësuar ndryshimin e rezultatit, 0-1. Pa raste tjera konkrete dhe mundësi serioze, me këtë gol mbaroi edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Zakaria ishte afër për të shënuar në minutën e 56-të të ndeshjes, por nuk u tregua tepër i saktë përmes goditjes me kokë. Në minutën e 64, një aksion I bukur I Zvicrës nuk arriti të mbarojë në gol.
Në minutën e 68-të, Xherdan Shaqiri e dënoi ekipin spanjoll duke shënuar pas një keqorganizimi të mbrojtjes së Spanjës. Por në minutën 77-të, gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq direkt futbollistin zviceran pas një ndërhyrjeje ndaj futbollistit spanjoll.

Koha e rregullt mbaroi me barazim 1-1, ashtu si mbaruan edhe dy pjesët e vazhdimeve.
I pari që gaboi në gjuajtjen e penalltive ishte spanjolli Busquet dhe Rodri, ndërsa Schaer, Akanji dhe Vargas për Zvicrën.
Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me fituesin e ndeshjes ndërmjet Italisë dhe Belgjikës, ndeshje e cila do të fillojë sonte prej orës 21:00.