Ish-eurokomesari Johahnes Hahn në panel diskutimin “Rivendosja e sinergjisë mes SHBA-ve dhe BE-së drejt Ballakanit Perëndimor” që sot mbahet në Ohër në Forumin e Prespës tha se mosnisja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është mossukses i BE-së.
Hahn shprehu keqardhje që ndodhi një veprim i tillë, duke theksuar se Komisioni Evropian miratoi shumë raporte për rezultantet e arritura të dy vendeve.
“Shumë u tha për paaftësinë e BE-së që të fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Është e qartë se nuk kamë çfarë të them. Është mosukses nga ana jonë dhe shpreh keqardhje pse është kështu”, tha Hahn.